Vullkani Sinabung vazhdon aktivitetin, banorët alarmohen nga hiri që u përhap në qiell

Bota

Vullkani Sinabung vazhdon aktivitetin, banorët alarmohen nga hiri që u

Në Indonezi, vullkani Sinabung në rajonin Sumatra Veriore ka nxjerrë hi vullkanik, duke përhapur panik. Mediat e huaja shkruajnë se tymi është ngjitur në qiell 3 km, ndërsa mësohet se vullkani është rritur gjatë ditëve të fundit, pasi brenda një jave janë regjistruar rreth 15 shpërthime.

Ndërkohë, ekipi i vëzhgimit të vullkanit, deklaroi se nuk ka pasur humbje jetësh si pasojë e shpërthimit dhe paralajmëroi fshatarët që jetojnë në afërsi të qëndrojnë 5 kilometra larg vullkanit dhe të jenë të përgatitur për rrezikun e lavës.

Kujtojmë se në vitin 2014 dhe 2016, 23 persona humbën jetën nga shpërthimet e Vullkanit Sinabung, i cili u aktivizua në vitin 2010 pas afro 400 vitesh.

ME TE LEXUARAT