Vritet me armë zjarri bashkëshorti i eurodeputetes italiane

Bota

Vritet me armë zjarri bashkëshorti i eurodeputetes italiane

Bashkëshorti i eurodeputetes kristian-demokrate Francesca Donato është vrarë me armë zjarri në Palermo, Itali.

Viktima u gjet i vdekur në makinën e tij në zonën e Via Ugo La Malfa, bëjnë me dije mediat italiane.

“Ata vranë bashkëshortin, Angelon”- kështu është shprehur eurodeputetja Francesca Donato, duke folur me disa miq të cilët e telefonuan për të kuptuar nëse viktima ishte vërtet burri i saj, Angelo Onorato.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë policia dhe hetuesit ndodhen në vendngjarje dhe ka nisur puna për zbardhjen e rastit.

Mësohet se Angelo Onorato ishte arkitekt dhe pronar i një dyqani mobiliesh.

ME TE LEXUARAT