Vrau 77 persona në Norvegji, autori kërkon të lirohet: Kam ndryshuar

Bota

Vrau 77 persona në Norvegji, autori kërkon të lirohet: Kam

Anders Behring Breivik, vrasësi përgjegjës për masakrën e Utoya, në Norvegji – ku në vitin 2011 vrau 77 persona në një sulm me bombë, pas 10 vitesh në burg kërkon lirinë me kusht. Breivik do të kërkojë lirimin 11 vite para kohe duke pretenduar se nuk është më i rrezikshëm.

Por ai nuk ka shfaqur asnjëherë pendesë dhe sipas ekspertëve është e pamundur që kërkesa e tij të pranohet. Familjarët e viktimave janë të shqetësuar se mos ai po përdor mundësinë e seancës së gjyqit, për të tërhequr sërish vëmendjen mbi opinionet e tij ekstreme.

Duke frymëzuar në këtë mënyrë njerëz që e mendojnë si ai. Seanca e gjyqit duhet të zgjasë tre ditë, por do të duhen javë para se gjykata të marrë vendimin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Norvegjia aktualisht ka një koalicion qeverisës me drejtim laburist. Brenda tij janë dhe dy persona të cilët gjendeshin në ishullin e Utoya kur ekstremisti i së djathtës, Breivik, hapi zjarr mbi të rinj laburistë duke vrarë 69 persona, ndërsa pak minuta më parë kishte vrarë tetë të tjerë më një bombë para selisë së qeverisë së Oslos.

Në vitin 2012 Breivik u dënua me dënimin maksimal prej 21 vitesh burg, por me një klauzolë që rrallë përdoret në sistemin gjyqësor norvegjez: ai mund të mbahet deri në një kohë të pacaktuar në burg nëse konsiderohet si një rrezik për shoqërinë.

ME TE LEXUARAT