Vijon masakra në Gazë, Izraeli bombardon tunelet e Hamasit, shkon në 212 numri i viktimave

Bota

Vijon masakra në Gazë, Izraeli bombardon tunelet e Hamasit, shkon

Gjatë natës Izraeli bombardoi sërish Gazën, duke çuar në 212 numrin e të vdekurve, duke përfshirë 61 fëmijë. Vetë ushtria izraelite ka deklaruar për mediat se këtë herë u bombarduan tunelet e Hamasit nga 60 aeroplanë luftarakë, ku për pasojë janë shkatërruar 10 deri në 15 km tunele. Po ashtu, u bë me dije se në shënjestër u vunë raketa-hedhëse me shumë tyta dhe shtëpitë e disa komandantëve të Hamasit.

Zëdhënësi Hidai Zilberman tha: “E njohim rrjetin nëntokësor, çdo bosht hyrje.” Ndërkohë mediat ndërkombëtare kanë shkruar se mbi 150 militantë të Xhihadit Islamik kanë mbetur të vrarë që nga fillimi i luftimeve tetë ditë më parë.

ME TE LEXUARAT