Videoja që po tmerron Kinën, ujqërit lëshohen të “shqyejnë” aktorët e reality show-t!

Bota

Videoja që po tmerron Kinën, ujqërit lëshohen të

Një video. ku shihet sesi aktorët ndiqen nga ujqër të vërtetë gjatë një transmetimi ‘live’ në Kinë, ka bërë të jepet alarmi për sigurinë e personave pjesëmarrës në ‘reality show’ dhe atë të audiencës.

Pamjet e filmuara në një teatër të qytetit Xi’an u postuan në rrjetin social kinez Weibo dhe brenda pak ditësh u bënë virale, duke marrë më shumë se 433 milionë klikime. Ato tregojnë sesi një numër ujqish lëshohen nga prapa skenës, duke u hedhur mbi vendet e publikut e duke ndjekur aktorët.

Kjo konsiderohej pjesë e spektaklit të titulluar “The Legend of Camel Bell” thotë CNN. Nuk ka asnjë masë mbrojtëse kundër kafshëve të rrezikshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Videoja që po tmerron Kinën, ujqërit lëshohen të

“Unë u tmerrova vetëm duke parë videon”, shkruan një përdorues i Weibos.

“A janë në vete këta? Po sikur të ndodhte diçka e papritur”, thotë një tjetër.

Një përfaqësues i kompanisë që ka në pronësi të saj teatrin ku u organizua shfaqja e çmendur, pretendon se “ujqërit në fjalë janë të sigurt dhe nuk i lëndojnë njerëzit”. Sipas tij ata janë stërvitur nga trajnues profesionistë, ndërsa shtoi se aktorët mbanin veshje mbrojtëse për të mos u lënduar.

Megjithatë, shfaqja e rrezikshme është dënuar me forcë dhe ka shkaktuar shqetësim të madh mes përdoruesve të internetit që panë videon.

ME TE LEXUARAT