Përplasje të egra në Selanik, protestuesi digjet në flakë pasi goditet me bomba molotov(VIDEO)

Bota

Përplasje të egra në Selanik, protestuesi digjet në

Qendra e qytetit të Selanikut është shndërruar pasditen e së enjtes në shesh përleshjesh mes grupeve të vogla protestuesish dhe policisë. Incidentet e dhunshme kanë shpërthyer pas një marshimi paqësor të më shumë se 7000 studentëve dhe qytetarë përgjatë rrugëve të qytetit, duke protestuar ndaj një ligji të ri që ka aprovuar qeveria Mitsotakis sipas të cilit kampuset universitare do të jenë nën mbikqyrjen e policisë greke.

Ka qenë një grup prej rreth 100 protestuesish që kanë hedhur bomba molotov dhe sende të tjera në drejtim të forcave policore të cilat janë përgjigjur me bomba me gaz lotësjellës.
Autoritetet kanë pohuar arrestimin e të paktën një protestuesi i cili madje ka marrë zjarr pasi i kanë hedhur një bombe molotov. Në mesditë mbi 2000 studentë kanë protestuar paqësisht edhe në kryeqytetin grek Athinë.

Vendimi i qeverisë së djathtë për të lejuar policinë në ruajtjen e rendit brenda kampeve universitare ka shkaktuar protesta të shpeshta në muajt e fundit, megjithë kufizimet e koronavirusit, dhe disa prej tyre kanë degjeneruar në incidente të dhunshme .

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Hyrja e policisë në universitete ishte e kufizuar për dekada dhe ka qenë një çështje e diskutueshme politikisht pas ngjarjeve të 17 Nëntorit të 1973 kur junta e kolonelëve ka dërguar tanket në Politeknikumin e Athinës për të shtypur protestat studentore.

Qeveria Mistotakis ka argumentuar se ndalimi i hyrjes së policisë në mjediset e universitetit ishte shfrytëzuar nga elemente kriminale duke përdorur ato si strehë të sigurta për të kryer veprimtari të paligjshme . Por opozita greke ka akuzuar qeverinë se ka shfrytëzuar masat kufizuese për të sanksionuar kompetenca më të mëdha për forcat e Rendit dhe se hyrja e policisë në mjediset studentore nuk ndodh në asnjë shtet Europian.

 

ME TE LEXUARAT