Video/ Pamjet e rralla nga jeta e ujqërve, momenti kur gjuajnë peshq në lumë

Bota

Video/ Pamjet e rralla nga jeta e ujqërve, momenti kur gjuajnë peshq

Misioni është të kuptojë më mirë sjelljen e ujqërve në Parkun Kombëtar Voyageurs në Minesota.

Vendosja e një kamere tek një nga ujqërit nga parku krijoi pamje të paprecedentë nga këndvështrimi i kafshëve.

Kamera regjistroi gjithçka, që do të thotë se studiuesit morën gjithsej shtatë minuta video, por edhe kjo mostër e vogël u mësoi atyre shumë për sjelljen e ujqërve, raporton Mashable.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zbulimi më i madh ishte se edhe një ujk i vetëm “mund të peshkonte”.

Vetëm në ato shtatë minuta, ujku hëngri tre peshq që zuri në lumin Ash, kështu që studiuesit arritën në përfundimin se ai vrau më shumë prej tyre sesa ishte dokumentuar.

Deri më tani, vetëm një tufë ujqërish është regjistruar duke “peshkuar” në të njëjtin vend, por tani është e qartë se si ujqërit e tjerë, edhe kur janë vetëm, e bëjnë këtë. 

ME TE LEXUARAT