VIDEO/ Grabitet makina në mes të rrugës, publikohet momenti kur gruaja kap hajdutin
Një ngjarje e pazakontë raportohet të ketë ndodhur në Kaliforni, ku një person u përpoq të vidhte fuoristradën e një punonjëseje, e cila la fëmijën e saj brenda automjetit ndërsa po i dorëzonte porosinë klientit.
Kamera e mbikëqyrjes së shtëpisë së një banori regjistroi momentin kur shoferja zbret nga fuoristrada për të dorëzuar porosinë duke e lënë motorin e ndezur të veturës.
Pamjet, të cilat u publikuan në You Tube, tregojnë se si një person hidhet në fuoristradën e shoferes për ta grabitur, por brenda pak sekondash, punonjësja e ndjek të dyshuarin gjersa bërtet “vajzën e kam brenda automjetit”.
Deri më tani këtë vit, SHBA-ja ka regjistruar të paktën 13 raste të vjedhjes së automjeteve me fëmijët brenda tyre.