VIDEO/ Tërmet i fortë në Napoli, banorët të frikësuar kalojnë natën në makina

Bota

VIDEO/ Tërmet i fortë në Napoli, banorët të

Një seri tërmetesh u regjistruan në zonën e Napolit, në Fushat Flegraean. Goditja më i madhi u regjistrua në orën 20:10 dhe kishte një magnitudë 4.4 gradë, me një thellësi fokale tre kilometra.

Siç njoftuan autoritetet, ky është tërmeti më i fortë në rajon në dyzet vitet e fundit. Njerëzit lanë shtëpitë e tyre dhe planifikojnë të flenë në makina ose jashtë.

Sipas informacioneve, banorëve të ndërtesave të vjetra iu kërkua që për masë paraprake të largoheshin prej tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lëkundjet e orëve të fundit janë ndjerë në të gjitha zonat e Napolit. Në këtë fazë nuk raportohet për të lënduar apo dëme të rënda materiale.

ME TE LEXUARAT