Presidenti i Izraelit: Nuk po kërkojmë luftë, por do mbrojmë popullin tonë

Bota

Presidenti i Izraelit: Nuk po kërkojmë luftë, por do mbrojmë

Presidenti i vendit, ka thene se Izraeli nuk po kërkon luftë pas sulmit të Iranit dhe "duhet ruajtur ekuilibri në këtë situatë".

Presidenti izraelit Isaac Herzog për Wolf Blitzer të CNN të dielën tregoi se Kryeministri Benjamin Netanyahu po flet me shumë liderë botërorë dhe ka "dialog intim me aleatët" në përgjigje të veprimeve të Iranit, tha ai.

"Ne po i shqyrtojmë të gjitha opsionet. Po sillemi me gjakftohtësi dhe me kthjelltësi," tha Herzog.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Unë mendoj se ne jemi duke vepruar në një mënyrë shumë të përqendruar dhe shumë të përgjegjshme dhe jam i sigurt se do të ketë një vendim në përputhje me rrethanat që do të sigurojë që ne të mbrojmë popullin e Izraelit."

Guterres flet per sulmin e Iranit ne OKB

Nje dite pas sulmit te Iranit ndaj Izraelit, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Guterres u kujtoi vendeve anëtare se Karta e OKB-së “ndalon” sulmet ndaj integritetit territorial të shteteve dhe “parimi i paprekshmërisë” së personelit diplomatik dhe konsullor “duhet të respektohet”.

“Është koha të tërhiqemi. Është jetike të shmanget çdo veprim që mund të çojë në konfrontime të mëdha ushtarake në fronte të shumta në Lindjen e Mesme. Civilët tashmë po paguajnë çmimin më të lartë”, tha Guterres.

“Ne kemi një përgjegjësi të përbashkët për të angazhuar në mënyrë aktive të gjitha palët e interesuara për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

“Ne kemi një përgjegjësi të përbashkët për të siguruar një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza, lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë pengjeve dhe dërgimin e papenguar të ndihmës humanitare. Ne kemi një përgjegjësi të përbashkët për të ndaluar dhunën në Bregun Perëndimor të pushtuar, për të de-përshkallëzuar situatën përgjatë Linjës Blu dhe për të rivendosur lundrimin e sigurt në Detin e Kuq.

“Ne kemi një përgjegjësi të përbashkët për të punuar për paqen. Paqja dhe siguria rajonale dhe globale po minohen çdo orë. As rajoni dhe as bota nuk mund të përballojnë më shumë luftë.”- tha Guterres.

Presidenti i Izraelit: Nuk po kërkojmë luftë, por do mbrojmë

Ushtria e Izraelit thotë se një “objektiv i dyshimtë ajror” – që besohet të jetë një dron i nisur nga Jemeni – u rrëzua nga një sistem Iron Dome i montuar në anije, i njohur si C-Dome, në zonën Eilat.

Objektivi hyri në hapësirën ajrore izraelite nga drejtimi i Detit të Kuq dhe u gjurmua nga ushtria derisa u rrëzua me sukses nga një prej korvetave të klasës 6 të marinës Sa'ar.

Asnjë sirene nuk u dëgjua në Eilat pasi nuk kishte asnjë kërcënim për civilët, shton ushtria ne mesazhin e saj.

Presidenti i Izraelit: Nuk po kërkojmë luftë, por do mbrojmë

Mbledhja disa orëshe e kabinetit të luftës se Izraelit përfundoi të dielën ne mbrëmje pa një vendim per ti dhene përgjigje sulmit të Iranit, tha një zyrtar izraelit.

Kabineti është i vendosur të përgjigjet – por ende nuk ka vendosur për kohën dhe qëllimin. 

Zyrtari tha se ushtria izraelite është ngarkuar të dalë me opsione shtesë. Më vete, një zyrtar i lartë i administratës Biden u tha gazetarëve se një zyrtar izraelit konfirmoi se vendi i tij nuk po kërkon të përshkallëzojë ndjeshëm përballjen me Iranin.

“Unë mendoj se Izraeli na e bëri të qartë se nuk po kërkon një përshkallëzim të rëndësishëm me Iranin. Kjo nuk është ajo që ata po kërkojnë.

Ata po kërkojnë të mbrojnë veten dhe të mbrohen”, tha zyrtari i lartë i administratës. 
Ministri i kabinetit të luftës të Izraelit, Benny Gantz, tha më herët të dielën se Izraeli "do të kërkojë një çmim nga Irani në një mënyrë dhe kohë që na përshtatet neve".

Vendet e G-7: Irani po destabilizon Lindjen e Mesme, rrezik përshkallëzimi

Presidenti i Izraelit: Nuk po kërkojmë luftë, por do mbrojmë

Udhëheqësit e vendeve të G7 akuzuan Iranin për një hap të mëtejshëm "drejt destabilizimit të rajonit", duke shtuar se Teherani "rrezikon të provokojë një përshkallëzim të pakontrollueshëm rajonal".

“Kjo duhet të shmanget”, shtohet në deklaratën e lidereve te vendeve anetare te G7.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë për të stabilizuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm.

Në këtë frymë, ne kërkojmë që Irani dhe përfaqësuesit e tij të ndërpresin sulmet e tyre dhe jemi të gatshëm të marrim masa të mëtejshme tani dhe në përgjigje të nismave të mëtejshme destabilizuese.”

Vendet e G-7 dënojnë sulmin e Iranit, por i bëjnë thirrje Izraelit për vetëpërmbajtje

Presidenti i Izraelit: Nuk po kërkojmë luftë, por do mbrojmë

Vendet e G-7 kane denuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit ne takimin e mbajtur diten e sotme onlline.

Pas një video-konference të mbajtur nga udhëheqësit e G7, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se grupi i vendeve "dënuan njëzëri" sulmin me dron dhe raketa, por shtoi se "të gjitha palët duhet të ushtrojnë përmbajtje".

“Ne do të vazhdojmë të gjitha përpjekjet tona për të punuar drejt de-përshkallëzimit.

Përfundimi i krizës në Gaza sa më shpejt të jetë e mundur, veçanërisht përmes një armëpushimi të menjëhershëm, do të bëjë një ndryshim”, shtoi Michel.

Ai tha gjithashtu se situata në rajonin e gjerë, përfshirë Libanin, do të diskutohet në Këshillin Evropian javën e ardhshme.

Me shume informacion mbi kete teme do te gjeni tek mbulimi i ngjarjeve ore pas ore nga Lajmifundit.al: 

Izraeli publikon pamjet, si u rrëzuan me avionë e sisteme anti-raketë dronët e Iranit

ME TE LEXUARAT