Vdes tragjikisht 16-vjeçari në Turqi, ra nga kati i 12

Bota

Vdes tragjikisht 16-vjeçari në Turqi, ra nga kati i 12

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi, ku një 16-vjeçar humbi jetën pasi ra nga kati i 12 i një ndërtese të lartë. Mediat turke shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Stamboll dhe se i riu në momentin e ngjarjes tentoi të kapte telefonin që i ra nga dora.

Ekipi i shpëtimit mësohet se ka mbërritur shpejt në vendngjarje, por sipas mediave, 16-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Nuk është hera e parë që të rinj vdesin nga pakujdesitë, që lidhen me rrjetet sociale apo telefonat e tyre cellular, duke e bërë një fenomen shqetësues.

ME TE LEXUARAT