Vdekja e Raisit në aksident ajror, SHBA: Nuk mund të spekulojmë për shkaqet e ngjarjes
Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar zyrtarisht se “nuk mund të spekulojnë” për shkakun e rrëzimit të helikopterit që vrau presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi.
Sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin tha se, ai nuk kishte informacione për shkakun e rrëzimit dhe se ai nuk sheh domosdoshmërisht ndonjë ndikim më të gjerë në sigurinë rajonale.
“Nuk mund të spekuloj se cili mund të ketë qenë shkaku”, u tha Austin gazetarëve.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ndërkohë, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Matthew Miller tha: “Ndërsa Irani zgjedh një president të ri, ne riafirmojmë mbështetjen tonë për popullin iranian dhe luftën e tij për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore”.