Ukraina fundos nëndetësen ruse me vlerë 300 milionë dollarë

Bota

Ukraina fundos nëndetësen ruse me vlerë 300 milionë

Nëndetësja Rostov-on-Don u fundos, pasi u godit në një sulm me raketa në qytetin port të Sevastopolit, njoftoi shtabi i përgjithshëm i Ukrainës.

Thuhet se ajo ishte një nga katër nëndetëset e operuara nga flota ruse e Detit të Zi, e aftë për të lëshuar raketa lundrimi Kalibr. BBC shkruan se deri më tani Ministria ruse e mbrojtjes nuk ka komentuar.

“Shkatërrimi i Rostov-on-Don dëshmon edhe një herë se nuk ka vend të sigurt për flotën ruse në ujërat territoriale ukrainase të Detit të Zi”, tha shtabi i përgjithshëm në Kiev.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zyrtarët në Kiev thanë se sulmi shkatërroi gjithashtu katër sisteme të mbrojtjes ajrore S-400 që mbronin gadishullin, të cilin Rusia e aneksoi ilegalisht në 2014.

Zyrtarët e inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar vunë në dukje shtatorin e kaluar se anija Rostov-on-Don ka pësuar dëme katastrofike në një sulm me raketa, ndërsa po i nënshtrohej mirëmbajtjes në një kantier detar të Sevastopolit, citon top channel.

Ushtria e Ukrainës tha se Rusia e riparoi më pas anijen me vlerë 300 milionë dollarësh dhe se kohët e fundit po testonte aftësitë e saj pranë Sevastopoli.

ME TE LEXUARAT