Trump zgjedh shefin e FBI-së, planifikon të emërojë ish-ndihmësin e tij si drejtor të Byrosë Federale

Bota

Trump zgjedh shefin e FBI-së, planifikon të emërojë

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA, Donald Trump, ka nominuar ish-ndihmësin, Kash Patel, për të udhëhequr Byronë Federale të Hetimit, një agjenci që Patel e ka kritikuar shpesh.

Ish-shefi i shtabit të departamentit të mbrojtjes së SHBA-së në administratën e parë të Trumpit, Patel ka qenë një mbështetës i palëkundur i presidentit të ardhshëm republikan. Që Patel të merrte këtë detyrë, drejtori aktual i FBI-së, Christopher Wray, do të duhej të jepte dorëheqjen ose të pushohej – megjithëse Trumpi në postimin e tij nuk ka bërë thirrje për këtë.

Trumpi ka thënë po ashtu se ka në plan të emërojë Chad Chronister, sherif i kontesë Hillsborough të Floridës, si kreu i Agjencisë së Zbatimit të Drogës. Patel, Chronister dhe kandidatja për Prokurore të Përgjithshme, Pam Bondi plotësojnë zgjedhjet e Trumpit për zyrtarë të zbatimit të ligjit.

ME TE LEXUARAT