Trump vendosi tarifa ndaj Meksikës, Kanadasë dhe Kinës, tronditen tregjet amerikane!

Bota

Trump vendosi tarifa ndaj Meksikës, Kanadasë dhe Kinës, tronditen

Tregjet e aksioneve amerikane po pësojnë rënie, një ditë pasi presidenti i zgjedhur Donald Trump konfirmoi se do të vendoste tarifa tregtare ndaj Meksikës, Kanadasë dhe Kinës, citon BBC.

Taksa e importit prej 25% për mallrat nga Kanadaja dhe Meksika, dhe 10% për mallrat nga Kina, fillon të martën nga strategët e Deutsche Bank, të cilët e përshkruajnë atë si "një tronditje të rëndë".

Më herët, presidenti i SHBA paralajmëroi gjithashtu se SHBA-ja do të vendoste definitivisht tarifa tregtare ndaj BE-së, por mund të arrihet një marrëveshje me Mbretërinë e Bashkuar. Tregjet e aksioneve ranë edhe në Azi gjatë të hënës,  ndërsa tregjet evropiane ranë menjëherë pas hapjes. 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas ekonomistëve, tarifat ka të ngjarë të çojnë në një ngadalësim të përgjithshëm të  tregtisë globale dhe gjithashtu pritet të rrisin çmimet.

Kjo do të ketë një efekt negativ në bankat qendrore kur vendosin për normat e interesit, ndoshta duke ngadalësuar ritmin e uljes së normave ndërsa ato përpiqen të përballen me një rritje të mundshme të inflacionit.

Po ashtu një tjetër lajm tronditës është se dhe prodhuesit e automjeteve amerikane si General Motors dhe Ford, furnizues të mëdhenj në Amerikën e Veriut  po përjetojnë rënien më të madhe në vlerën e çmimit të aksioneve.

Kujtojmë se Trump ka dhënë një sërë arsyesh për vendosjen e tarifave , duke përfshirë sigurinë kufitare, trafiku i drogës dhe deficitet tregtare.

ME TE LEXUARAT