Trump u tërhoq nga deklarata për paqen, reagon Volodymyr Zelensky: Ukraina nuk e braktisur Krimenë!

Bota

Trump u tërhoq nga deklarata për paqen, reagon Volodymyr Zelensky:

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka sqaruar deklaratën e tij të mëparshme se do t’i jepte fund luftës në Ukrainë “brenda ditës së parë” të kthimit në pushtet, duke thënë se ajo ishte një mënyrë figurative e të shprehurit dhe jo një premtim konkret.

Në një intervistë për revistën “Time”, Trump u pyet drejtpërdrejt për këtë pretendim, ai u përgjigj “E thashë në mënyrë figurative, dhe e thashë si një ekzagjerim, për të theksuar një pikë.

Sakaq ka reaguar presidenti Volodymyr Zelensky, i cili shprehet se Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë, të cilën Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014.

“Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar: vetëm populli i Ukrainës ka të drejtë të vendosë se cilat territore janë ukrainase ”, tha Zelensky nga Kievi, duke shtuar se Kushtetuta e vendit të tij përcakton që territoret e pushtuara përkohësisht nga Rusia i përkasin Ukrainës.

Ndërkohë, në deklaratat e Trump për revistën TIME, presidenti amerikan jo vetëm fajësoi Kievin për fillimin e konfliktit, por njoftoi edhe “plane paqeje” që, sipas raportimeve, parashikojnë dhënien e afërsisht 20% të territorit ukrainas në Rusi.

 

ME TE LEXUARAT