Trump telefonon Putinin, Shtëpia e Bardhë jep detaje: Po shkon mirë, ende…
Biseda telefonike e Donald Trump me Vladimir Putin është duke u zhvilluar dhe shkuar mirë, ka njoftuar zëvendsë Shefi i Shtabit të Shtëpisë së Bardhë Dan Scavino.
Kjo është hera e dytë e njohur që dy liderët flasin që kur Trump u kthye në detyrë në janar. Presidenti amerikan ka thënë se ka në plan të diskutojë me Putinin "tokën", "centralet" dhe "ndarjen e aseteve të caktuara".
Më herët, udhëheqësi i Kremlinit kritikoi sanksionet perëndimore ndaj Rusisë në një takim të industrialistëve dhe sipërmarrësve në Moskë. Ndryshe nga janari, ku lajmi për thirrjen befasoi botën, këtë herë udhëheqësit e përfshirë në negociatat e paqes kanë pasur një shans të bisedojnë me Trump përpara thirrjes.
Presidenti francez Macron dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Starmer konfirmuan se ata folën me Trump në fillim të kësaj jave, me këtë të fundit duke i thënë Trump Ukraina duhet të vihet në "pozitën më të fortë të mundshme".