Trump ndërpret intervistën, nervozohet me gazetaren: Ose je budallaqe ose e korruptuar

Bota

Trump ndërpret intervistën, nervozohet me gazetaren: Ose je budallaqe

Presidenti amerikan, Donald Trump ndërpreu një intervistë me NBC, pasi u nervozua me gazetaren Kristen Welker teksa e quajti budallaqe dhe të korruptuar.

Welker gjatë fjalës së saj tha se republikanët po shkojnë mirë në Kaliforni pas zgjedhjeve paraprake të 2 qershorit teksa Trump u përgjigj se ata po bien sepse zgjedhjet janë manipuluar. Kjo më pas solli debat mes tyre.

Më pas, Welker e pyeti Trumpin nëse kishte ndonjë provë për të mbështetur pretendimet e tij, dhe presidenti amerikan u përgjigj se e gjitha se çfarë duhet të bëjë është të shikojë.

Gazetarja kërkoi përsëri prova dhe përsëriti se procesi standard që zgjat disa ditë është mënyra se si numërohen votat në Kaliforni.

Më pas, Trump vuri në dyshim nëse ishte e drejtë të numëroheshin votat pesë ditë pas Ditës së Zgjedhjeve, dhe Welker tha se zyrtarët shtetërorë po kërkojnë një numërim të shpejtë, por kanë theksuar se procesi është i ngadaltë.

“Ata janë të korruptuar, ashtu siç je ti i korruptuar, shtypi yt është i korruptuar dhe ‘Meet the Press’ është i korruptuar”, tha ai.

Welker i kërkoi Trump të vazhdonte intervistën, teksa ai tha se ajo “ose është budallaqe ose e korruptuar”. Presidenti kritikoi gjithashtu edhe media të tjera, duke përfshirë ABC, CBS dhe CNN.

“Më fal. Le ta lëmë këtu sepse jam i mërzitur”, tha Trump.

ME TE LEXUARAT