Trump meditues si Buda, vepra artistike po bën namin në internet (Kuptimi)

Bota

Trump meditues si Buda, vepra artistike  po bën namin në internet

Ish-Presidenti i Amerikës Donald Trump duket se ka lënë mbresa në sytë e një artisti në Hong Kong, i cili ka zgjedhur ta hedhë imazhin e tij në qeramikë, me këmbët kryq e me një pamje medituese.

Artsti i pyetur se pse zgjodhi këtë mënyrë për ta prezantuar imazhin e Trump ka thënë se kjo është e kundërta e asaj çfarë ai përcjell.

“Trump është i suksesshëm në çdo mënyrë që ta shikoni, megjithatë ai është ende i fiksuar në gjëra të vogla, gjithmonë duke shkaktuar hile. Ky dhe personaliteti i Trump janë të kundërtat ekstreme. Unë mendoj se ballafaqimi është veçanërisht interesant. Është një përplasje,” ka thënë Hong.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Frymëzimi i Hong erdhi nga një shprehje e përdorur në Kinë për Donald Trump, “Mbreti që di gjithçka.”.

“Ka shumë video ku Trump krijon përshtypjen se ai kupton gjithçka…“, ka shpjeguar artisti. Megjithatë ai ka sqaruar se kjo është thjesht një vepër arti dhe nuk ka asnjë qëllim politik.

ME TE LEXUARAT