Trump: Irani rrëzoi helikopterin tonë Apache në Hormuz, Shtetet e Bashkuara duhet të përgjigjen

Presidenti Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara "duhet t'i përgjigjen" rrëzimit nga Irani të një helikopteri Apache, i cili ishte në një mision patrullimi në Ngushticën e Hormuzit.
Përmes një postimi në Truth Social, Trump tha se
"Sapo u informova nga ushtria jonë e shkëlqyer se mbrëmë iranianët qëlluan një nga helikopterët tanë shumë të sofistikuar Apache, ndërsa po patrullonte Ngushticën e Hormuzit", njoftoi presidenti i SHBA-së, duke theksuar se dy pilotët që ishin në bord, të dy kanë dalë "të sigurt dhe të padëmtuar".
"Megjithatë, Shtetet e Bashkuara duhet t'i përgjigjen këtij sulmi", shtoi Trump.


