Trump i kërkoi të lirojë trupat ukrainase në Kurskut, vjen reagimi i parë i Putinit!
Vladimir Putin thotë se Rusia do t'u garantojë jetë trupave ukrainase në rajonin e Kurskut dhe do t'i trajtojë ata me "dinjitet në përputhje me normat e së drejtës ndërkombëtare dhe ligjet e Federatës Ruse", nëse ata heqin dorë nga armët dhe dorëzohen.
Putin tha se po i përgjigjej thirrjes së Donald Trump për të treguar mëshirë, të cilën ai tha se e trajtoi me "mirëkuptim". Ai shtoi se lidershipi ukrainas duhet të urdhërojë trupat ukrainase në rajonin e Kurskut të dorëzohen.
Udhëheqësi rus tha se administrata e re amerikane po bënte gjithçka për të filluar rindërtimin e marrëdhënieve SHBA-Rusi dhe situata në përgjithësi ka filluar të ecë përpara.
Putin po fliste me anëtarët e këshillit të tij të sigurisë, përmes video-telefonatës, të transmetuar në median shtetërore ruse Rossiya 24 TV.