Trishtim për vdekjen e presidentit Raisi, reagimet e liderëve botërore: Ditë zie për...!
Liderët ndërkombëtarë kanë filluar të bëjnë reagimet e tyre për vdekjen e presidentit iranian Ebrahim Raisi.
Kryeministri indian Narendra Modi ka postuar në X duke thënë se është “thellësisht i pikëlluar dhe i tronditur nga vdekja tragjike” e Presidentit Raisi dhe kombi i tij “qëndron me Iranin” gjatë kësaj “kohe pikëllimi”.
Kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif ka thënë se vdekja e Raisit është një “humbje e tmerrshme” dhe kombi i tij do të mbajë një ditë zie.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Mohammed bin Zayed Al Nahyan thotë se vendi i tij qëndron me Iranin gjatë kësaj kohe, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Ndërsa Presidenti Nicolás Maduro i Venezuelës e ka vlerësuar Presidentin Raisi si një mik të pakushtëzuar dhe një udhëheqës të jashtëzakonshëm.