Treni me shpejtësi të lartë Paris-Berlin mund të fillojë në vitin 2023

Bota

Treni me shpejtësi të lartë Paris-Berlin mund të

Operatori i hekurudhorave të Francës, SNCF dhe ai gjerman, Deutsche Bahn po planifikojnë të nisin një tren të drejtpërdrejtë me shpejtësi të lartë midis Parisit dhe Berlinit në fund të vitit 2023.

Linja e re hekurudhore u njoftua të martën nga kreu i kompanisë franceze, i cili shkoi në Strasburg për të festuar 15- vjetorin e bashkëpunimit franko-gjerman të shpejtësisë së lartë.

“Ne duam të vendosim një TGV Paris-Berlin në dhjetor 2023,” i tha AFP-së, shefi ekzekutiv Jean-Pierre Farandou i hekurudhës franceze.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

“Kjo ka kuptim sepse ne shohim që njerëzit po pranojnë udhëtime më të gjata dhe më të gjata. Ka me të vërtetë njerëz që janë të gatshëm të kalojnë pesë orë, gjashtë orë, shtatë orë në një tren,” shpjegoi ai.

“Në këtë rast Paris-Berlin është për shtatë orë”.

“Disa vite më parë, menduam se ishte pak e gjatë dhe kishim frikë se nuk do të kishim njeri. Ka gjithnjë e më shumë njerëz për të cilët kjo nuk është problem, aq më mirë!” tha ai, duke theksuar, se “marrja e trenit është një mënyrë për të pajtuar lëvizshmërinë dhe mbrojtjen e natyrës”.

Sa trena do të qarkullojnë midis Parisit dhe Berlinit?

Si fillim, do të ketë një udhëtim vajtje-ardhje në ditë në këtë linjë nëpërmjet Frankfurtit. Ai do të operohet si një partneritet midis SNCF dhe Deutsche Bahn me trenat gjermanë të shpejtësisë së lartë ICE.

Në të ardhmen, një udhëtim i dytë ditor vajtje-ardhje mund të përfundojë gjithashtu me TGV francezë (trenat me shpejtësi të lartë), shtoi ai.

“Është mjaft simbolike e evolucionit të shoqërisë sonë dhe fakti që shumë nga bashkëqytetarët tanë preferojnë trenin”, tha menaxheri.

Trena, ditën dhe natën midis Parisit dhe Berlinit

Treni i ditës me shpejtësi të lartë Paris – Berlin do të jetë një alternativë krahas një linje nate trenash midis dy kryeqyteteve. Treni i ditës do të operohet nga hekurudhat austriake ÖBB në bashkëpunim me ato franceze dhe Deutsche Bahn dhe do të fillojë gjithashtu në fund të vitit 2023.

“Do të jetë në të njëjtën kohë, treni i natës dhe ai i ditës. Ne do të kemi mundësi zgjedhje sipas nevojave,” tha Jean-Pierre Farandou.

“Ne po e bëjmë Evropën, Evropë të jetës së përditshme”, shtoi ai. “Ne po bëjmë paqe në Evropë me hekurudhë”.

Treni i parë TGV me shpejtësi të lartë që lidh Francën me Spanjën udhëton pranë Le Boulou, Franca jugore, më 15 dhjetor 2013.

ME TE LEXUARAT