Tragjike, mbërrin në brigjet e Spanjës varka me emigrantë të vdekur

Bota

Tragjike, mbërrin në brigjet e Spanjës varka me emigrantë

Shërbimet spanjolle të shpëtimit thanë të premten se kishin gjetur një varkë që po lëvizte në brigjet e Spanjës juglindore, në të cilën gjetën katër trupa.

Siç bëhet e ditur nga xhandarmëria spanjolle, e cila ka ndërmarrë hetimet, rezulton se bëhet fjalë për emigrantë që po tentonin të arrinin në bregdetin spanjoll nga Afrika e Veriut.

Të enjten mbrëma, ekipet e shpëtimit u alarmuan për praninë e një anijeje që po lëvizte rreth 11 milje detare në juglindje të Kartagjenës, një qytet në bregun juglindor të Mesdheut të Spanjës, me katër persona që kishin vdekur në bord.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo varkë, e cila u tërhoq në portin e Kartagjenës, sipas xhandarmërisë mund të ketë mbetur pa karburant.

Spanja është një nga pikat kryesore të hyrjes për migrantët e parregullt në Evropë.

ME TE LEXUARAT