Tragjedi! Treni del nga shinat, dhjetëra persona humbin jetën

Bota

Tragjedi! Treni del nga shinat, dhjetëra persona humbin jetën

Një tren që udhëtonte në Tajvanin lindor, ka dalë nga shinat rreth orës 9 të mëngjesit, duke vrarë të paktën 36 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Treni kishte 350 pasagjerë, ku 72 persona ishin ende të bllokuar në vagonë dhe 61 u dërguan në spital. Treni udhëtonte përgjatë bregdetit lindor të Tajvanit, pranë Grykës Toroko.

Agjenica e lajmeve ‘Associated Press’ raportoi se një kamion ra nga një shkëmb sipër mbi shina, kur treni dilte nga tuneli. Me pjesën më të madhe të trenit akoma të bllokuar në tunel, udhëtarët që shpëtuan u detyruan të thyejnë dyert dhe dritaret.

ME TE LEXUARAT