Tragjedi në Indi, përplasen dy trena, 50 të vdekur dhe 300 të plagosur

Bota

Tragjedi në Indi, përplasen dy trena, 50 të vdekur dhe 300

Të paktën 50 persona kanë vdekur dhe 300 janë pagosur në Indi, pasi një tren me pasagjerë doli nga shinat dhe u përplas me një tren mallrash në qarkun Balasore të Odishas.

Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar dhe “e gjithë ndihma e mundshme” po ofrohet për të prekurit, tha kryeministri indian Narendra Modi.

Treni Coromandel Express, i cili udhëton nga Kolkata në Chennai, pas përplasjes doli nga shinat dhe ra në shinat e kundërta, thuhet në raporte. Shumë njerëz janë ende të bllokuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Po punojnë gati 50 autoambulanca, por duket se ka shumë të lënduar. Një numër i madh autobusësh janë duke u mobilizuar për të transferuar të plagosurit në spital”, shkroi në Tëitter, sekretari kryesor i Odishas, Pradeep Jena.

 

ME TE LEXUARAT