Tmerr, 21-vjeçari rrëmben ish të dashurën e tij rrugës për shkollë!

Bota

Tmerr, 21-vjeçari rrëmben ish të dashurën e tij

Më 31 janar, karabinierët e Braçianos arrestuan një djalë italian 21-vjeçar me origjinë nga Campagnano, një qytet i vogël në veri të Romës, me akuzën e përndjekjes dhe rrëmbimit.

I dyshuari tani është në arrest shtëpiak në pritje të përfundimit të hetimit. Viktima, një vajzë italiane tetëmbëdhjetë vjeçare, ishte duke shkuar për në shkollë kur u kap dhe u rrëmbye nga ish i dashuri i saj, i cili nuk ishte pajtuar me përfundimin e lidhjes.

Përpara se 21-vjeçari të tentonte t'i hiqte celularin, vajza arriti të lajmëronte një shok klase, i cili nga ana e saj lajmëroi prindërit e saj. Telefonata e parë u bë në numrin e vetëm të urgjencës 112.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Menjëherë pas kësaj nisën hetimehetimekarabinierët e Braçianos. 18-vjeçarja ka deklaruar se ish-i i saj e kërcënoi me thikë.

“Kam arritur ta qetësoj,  kërcënoi se do të vriste veten”.

Një tragjedi e shmangur për pak. 

ME TE LEXUARAT