Tharja e liqenit nxjerr zbuluar mafian/ Gjenden dhjetëra skelete njerëzish të vrarë

Bota

Tharja e liqenit nxjerr zbuluar mafian/ Gjenden dhjetëra skelete

Thatësira e madhe që ka pllakosur disa pjesë të SHBA-së, ka hedhur dritë mbi të shkuarën e errët të mafias atje.

Një rezervuar gjigant i Las Vegasit po tkurret pas dekadash të tëra thatësire ekstreme, e me rënien e nivelit të ujërave të tij, po dalin në sipërfaqe dhe shumë mëkate të së kaluarës.

Përfshirë trupat e të vrarëve nga bandat mafioze. Një skelet i gjetur së fundi me plumb në kokë, mendohet se mund t`i përkasë Johnny Pappas, një emër i njohur dikur për kazinotë në zonë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pak përpara se të zhdukej gushtin e 1976-tës, ai i pati thënë të shoqes se po shkonte për drekë me dikë që kishte shfaqur interes të blinte varkën e tij.

“Në Las Vegas, reputacioni i grupeve mafioze ishte se kur donin të hiqnin qafe dike, e varrosnin në shkretëtirë?

I çonin atje, i vrisnin e i groposnin. Por ajo për të cilën nuk është folur shumë, është edhe zhdukja e trupave përmes hedhjes në liqenin Mead. Trupi që gjetën atje brenda një fuçie, ishte qëlluar në kokë.

Pra ishte viktimë e një vrasjeje, që ka ndodhur nga fundi i viteve 1970”, tha Geoff Schumacher, zv/president i  Mob Museum.

“Mes hamendësimeve se kujt i përket trupi, kandidati më i mundshëm duket Pappas. Ai punonte në të njëjtën kompani të kontrolluar nga mafia që zotëronte hotelin Stardust dhe zonën në liqenin Mead, e kishte gjithashtu një varkë të cilin po përpiqej ta shiste”, shtoi më tej Schumacher.

Për vite me radhë, autoritetet ligjzbatuese kanë hamendësuar se zhdukja e Johny-t mund të ketë qenë vepër e Tony Spilotro, i dyshuar për mbi 20 vrasje.

Spilotro vdiq në 1986 dhe u kthye gati në legjendë, pasi mbi figurën e tij u bazua personazhi Nicky Santoro in Martin Scorsese ne filmin Casino, i interpretuar nga Joe Pesci.

E sa më shumë rezervuari e Mead vazhdon të zvogëlohet, aq më tepër sekrete të përpara shumë dekadash pritet të nxjerrë ai tani në dritë.

ME TE LEXUARAT