"Tentuan të hidhnin në erë ushtarët tonë", thellohet kriza, kreu i Wagner akuza të tjera Moskës
Yevgeny Prigozhin, kreu i organizatës paraushtarake Wagner, i cili shpesh e ka gjetur veten në mosmarrëveshje me drejtuesit e lartë të Rusisë, e ka çuar më tej krisjen duke akuzuar forcat pro-Moskës se po përpiqen të “hedhin në erë” njerëzit e tij.
Luftëtarët e Prigozhin pretenduan se morën kontrollin e qytetit lindor të Ukrainës, Bakhmut, pas disa muajsh beteje të përgjakshme dhe nga ajo kohë ua kanë dorëzuar pozicionet e tyre forcave ruse.
Prigozhin u shpreh sot se trupat e tij kishin gjetur disa vende ku zyrtarët e ministrisë së mbrojtjes kishin vendosur eksplozivë, duke përfshirë mina antitank.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ai u shpreh se lëvizja “nuk ishte e nevojshme për të penguar armikun”, teksa deklaroi se kjo lëvizje mund të ketë qenë e qëllimshme kundër ushtarëve të Wagner.