Tentoi të kafshojë policin, modeles ruse i ndodh e papritura

Bota

Tentoi të kafshojë policin, modeles ruse i ndodh e papritura

Një modele ruse që sulmoi dy oficerë policie në Britaninë e Madhe gjatë një sherri që po bënte me një mikeshën e saj u ndalua për dy vjet të hyjë në pub-et dhe lokalet e natës të Mbretërisë së Bashkuar.

Gjatë procesit gjyqësor që u zhvillua në gjykatën e Wesminster, 36-vjeçarja Irina Fedotova shpjegoi se sherri me shoqen e saj nisi gjatë një nate kur kishin pirë shumë alkool, pasi ajo e akuzonte atë se donte t’i prishte martesën.

Policia u njoftua nga pronarët e lokalit dhe kur efektivët shkuan në vendngjarje hasën në rezistencën e dhunshme të bukuroshes ruse.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ajo nuk bashkëpunoi me policinë. I ofendoi ata. Dhe kur një nga oficerët u afrua që ta qetësonte ajo tentoi ta kafshonte në krah, por fatmirësisht ai arriti të shmangej”, thuhej në konkluzionet e policisë, përpara se Irina të merrte dënimin.

ME TE LEXUARAT