Teherani: Asnjë litër naftë nuk kalon në Hormuz pa miratimin tonë

Bota

Teherani: Asnjë litër naftë nuk kalon në Hormuz pa miratimin

Irani ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë lidhur me kontrollin e Ngushticës së Hormuzit, duke deklaruar se asnjë anije me naftë nuk do të lejohet të kalojë pa miratimin e Teheranit.

Deklarata u bë nga Ebrahim Rezaei, zëdhënës i Komitetit Parlamentar Iranian për Sigurinë Kombëtare dhe Politikën e Jashtme.

Sipas tij, Irani nuk ka ndërmend ta rihapë plotësisht ngushticën dhe do të mbajë kontroll të rreptë mbi kalimin e anijeve cisternë.

“Ata nuk do të jenë në gjendje të kalojnë as edhe një litër naftë përmes Ngushticës së Hormuzit pa lejen e Republikës Islamike”, deklaroi Rezaei.

Ai shtoi se çdo shenjë dobësie nga ana e Iranit do të inkurajonte më shumë presion nga Shtetet e Bashkuara.

“Nëse amerikanët shohin edhe lëshimin më të vogël ose tërheqjen prej nesh, ata me siguri do të bëhen edhe më të guximshëm”, u shpreh ai.

Deklaratat vijnë në një moment tensionesh të larta në rajon, ndërsa Strait of Hormuz mbetet një nga korridoret më të rëndësishme për tregtinë globale të naftës.

ME TE LEXUARAT