Spanja, Irlanda dhe Norvegjia njohin Palestinën si shtet të pavarur, Izraeli tërheq ambasadorët

Bota

Spanja, Irlanda dhe Norvegjia njohin Palestinën si shtet të pavarur,

Norvegjia do të njohë ekzistencën e Palestinës si shtet të pavarur nga 28 maji, njoftoi sot kryeministri norvegjez Jonas Gar Stere.

Pak pas orës 10:00 dhe kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez njoftoi se vendi i tij do të njohë shtetin palestinez nga e marta e ardhshme, më 28 maj.

Të njëjtën gjë bëri të ditur edhe kryeministri i Irlandës, Simon Harris , duke shtuar se pret që edhe vendet e tjera të ndjekin të njëjtin hap në javët në vijim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vendimi i tyre vjen në një kohë kur forcat izraelite po kryejnë sulme në pjesët veriore dhe jugore të Rripit të Gazës, duke shkaktuar zhvendosjen e qindra mijëra njerëzve, dhe duke e kufizuar dukshëm futjen e ndihmave në enklavën palestineze

Apeli i kryeministrit norvegjez për vendet e tjera

“Qeveria ka vendosur të njohë shtetin e Palestinës”, tha kryeministri norvegjez Stere në një konferencë për shtyp në Oslo, duke sqaruar se vendimi do të hyjë në fuqi më 28 maj. Kryeministri norvegjez u drejtoi me këtë rast një “thirrje të fortë” vendeve të tjera që të bëjnë të njëjtën gjë.

“Ne duhet të mbajmë gjallë alternativën e vetme që ofron një zgjidhje politike për izraelitët dhe palestinezët: dy shtete që jetojnë krah për krah në paqe dhe sigur”i, vuri në dukje kryeministri norvegjez.

Stere dënoi përsëri Hamasin dhe siguroi se njohja e Palestinës është një mjet për të mbështetur forcat e moderuara që po humbasin terren në këtë konflikt të stërzgjatur dhe brutal. Ai gjithashtu dërgoi një mesazh të fortë për vendet e tjera që të ndjekin shembullin e Norvegjisë dhe një sërë vendesh të tjera evropiane dhe të njohin shtetin e Palestinës.

Nga ana e tij kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, tha se vendi i tij do ta njohë Palestinën si shtet më 28 maj. Sanchez, lider socialist i Spanjës prej vitit 2018, e dha lajmin e pritur gjatë një fjalimi në Parlament të mërkurën.

Tërhiqen ambasadorët izraelitë në Irlandë dhe Norvegji

Ministria e Jashtme e Izraelit njoftoi sot tërheqjen e ambasadorëve të vendit në Irlandë dhe Norvegji, pas vendimit të Oslos për të njohur një shtet palestinez nga 28 maji dhe njoftimit të afërt përkatës të Dublinit. “Sot po i dërgoj një mesazh të qartë Irlandës dhe Norvegjisë.

“Izraeli nuk do të qëndrojë i heshtur për këtë çështje,” tha Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz.

ME TE LEXUARAT