Shumë fëmijë në mesin e 76 të vdekurve nga zjarri në resortin e skive, si ndodhi tragjedia në Turqi
Të paktën 76 persona humbën jetën kur një hotel në një resort skish u përfshi nga zjarri në Turqinë veriperëndimore të martën.
Turistët e dëshpëruar u detyruan të hidheshin nga dritaret për t’i shpëtuar flakëve dhe tymit.
51 persona mbetën të lënduar, sipas ministrit të Brendshëm të Turqisë, Ali Gerlikaya.
Mes viktimave besohet se ka shumë fëmijë.
Autoritetet kanë identifikuar 52 nga të vdekurit, tha Gerlikaya.
“Dyzet e pesë trupa iu dorëzuan familjeve të tyre. Ne nuk mundëm (menjëherë) të identifikonim të tjerët”, tha ministri i Brendshëm turk, duke shtuar se ekipet e reagimit emergjent do të kryenin një kërkim përfundimtar për viktimat të mërkurën.
Qeveria caktoi gjashtë prokurorë për të udhëhequr hetimin për zjarrin, i cili besohet se ka nisur në seksionin e restorantit të hotelit. Nëntë persona u arrestuan si pjesë e hetimit për zjarrin, tha Gerlikaya. Më herët, ministri i drejtësisë Yilmaz Tundes tha se pronari i hotelit ishte në mesin e të arrestuarve për t’u marrë në pyetje.
????#BREAKING: A fire broke out at the Grand Kartal Hotel in ski resort of Kartalkaya in Bolu, Turkey, killing 3 people and injuring 21 others.
— R A W S G L ???? B A L (@RawsGlobal) January 21, 2025
The governor said there were 234 guests at the hotel, according to local media. The condition of the others weren't immediately clear. pic.twitter.com/hV7g2HrTYJ
Presidenti turk e shpalli të mërkurën ditë zie.
“Sot është ditë solidariteti, të jemi një dhe bashkë”, tha ai në platformën X, duke shtuar se kushdo që është përgjegjës do të mbajë përgjegjësi.
“Ata që shkaktuan një fatkeqësi të tillë, ata që treguan neglizhencë dhe kanë faj, do të mbajnë përgjegjësi përpara ligjit,” tha Tajip Erdogan.
Zjarri i gjeti në gjumë
Zjarri në hotelin 12-katësh Grand Kartal, i cili ndodhet në destinacionin e njohur të turizmit dimëror të Kartalkaya, shpërtheu në orën 3:27 të mëngjesit. Në atë kohë, shumica e turistëve ndodheshin në dhomat e tyre dhe flakët i gjetën duke fjetur.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit. Dyshohet se zjarri mund të ketë ardhur për shkak të një rrjedhje gazi ose si pasojë e një qarku të shkurtër.
Vlerësimet e para tregojnë se zjarri ka rënë në zonën e restorantit të hotelit.