Shteti që kreu 100 milionë vaksinime në 85 ditë shënon rekord infektimesh të reja me COVID

Bota

Shteti që kreu 100 milionë vaksinime në 85 ditë shënon

Në vetëm 85 ditë, India ka arritur të kryejë 100 milionë vaksinime, mes një vale të re të koronavirusit. SHBA arriti të administrojë 100 milionë doza brenda 89 ditëve, ndërsa Kina brenda 102 ditëve.

Megjithatë, pavarësisht këtyre shifrave, India ka shënuar ditën rekord me numrin më të madh të rasteve të reja. Në 24 orët e fundit, autoritetet shëndetësore kanë bërë të ditur se 150 mijë persona janë infektuar, ndërsa 800 persona kanë ndërruar jetë të prekur me Covid-19.

India synon të vaksinojë 250 milionë persona deri në korrik, por ekspertët thonë se ritmi duhet të rritet për të realizuar objektivin. Aktualisht, të gjithë personat mbi 45 vjeç kanë të drejtë të marrin vaksinën.

Deri tani, mbi 90 milionë persona kanë marrë vetëm një dozë të vaksinës, ndërsa mbi 11 milionë të tjerë kanë marrë të dyja dozat. Aktualisht, India u ka dhënë dritën jeshile dy vaksinave, një e zhvilluar nga AstraZeneca dhe një nga kompania indiane Bharat Biotech, Covaxin.

Që nga fillimi i pandemisë, India ka konfirmuar më shumë se 12 milionë raste dhe mbi 167,000 vdekje, citon a2 cnn. India renditet e treta në botë me numrin më të lartë të infeksioneve, pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit.

ME TE LEXUARAT