Shpërthen vullkani më i madh në Europë, probleme në Siçili, tymi shkon deri në Athinë

Bota

Shpërthen vullkani më i madh në Europë, probleme në

Vullkani që shpërtheu për herën e disatë një ditë më parë në malin Etna ka mbuluar disa qytete në Siçili, ndërsa ka shkaktuar shumë probleme. Kujtojmë se vullkani shpërtheu hirin vullkanik deri në 10,000 metra lartësi, duke shënuar kështu të 10 herë ky vullkan aktivizohet brenda një muaji.

Mediat italiane shkruajnë se hiri i shpërthyer ka mbuluar qytetin e Sant’Alfio, Giarre, Linguaglossa dhe Mascali, ndërkohë që  autoritetet kanë shprehur shqetësimin për një “zonë të zezë” që formohet nga shpatet e vullkanit në Mesdhe.

Shpërthen vullkani më i madh në Europë, probleme në

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Situata e krijuar shkaktoi probleme  të shumta në transport, ndërsa raportimet tregojnë se tymi ka shkuar deri në Athinë, siç u regjistrua nga sateliti meteorologjik Europian Meteosat-11. Sipas meteo.gr, reja u krijua nga shpërthimi i vullkanit rreth orës 9 të mëngjesit të së dielës, nga rrymat e forta perëndimore në troposferë. Hiri vullkanik jo vetëm që  arriti në Greqi  por u pa edhe në të gjithë Turqinë jugore dhe në veriperëndim të Sirisë.

Shpërthen vullkani më i madh në Europë, probleme në

 Erërat mbizotëruese, shpejtësia, përmbajtja e hirit që mund të shpërndahet në atmosferë dhe kohëzgjatja e reve vullkanike luajnë një rol të rëndësishëm në shpërndarjen e saj.

 

ME TE LEXUARAT