Shkëndija që ra në një kopsht po shkrumbon Los Angelesin, zjarrfikësi paralajmëroi tragjedinë në 2024

Bota

Shkëndija që ra në një kopsht po shkrumbon Los Angelesin,

Kushtet e thata te motit, erërat jo karakteristike dhe bimesia e tepert janë përgjegjëse për zjarrin më shkatërrues që  ka parë ndonjëherë Los Angeles kuk jane djegur më shumë se 20 milje katrore në më pak se 48 orë.

Sipas CNN, pese persona kane vdekur nga tragjedia, ndersa qindra qindra mijera jane evakuar dhe kane humbur shtepite dhe automjetet si dhe prona te tjera.

Kamera të ndryshme të internetit, tregojne se si një shtëllungë e vogël tymi në një 'kopsht ' në periferi të qytetit të martën në mëngjes, u kthye ne nje zjarr masiv e shkaterrues. 

Shkëndija që ra në një kopsht po shkrumbon Los Angelesin,

Në fillim tymi dukej i padëmshëm, por brenda pak minutash shtëllunga ishte kthyer  në një re të trashë ndërsa flakët filluan të shpërthenin nëpër shkurre të thata.

Shkëndija që ra në një kopsht po shkrumbon Los Angelesin,

S'kaloi shumë, Qyteti i Engjëjve u ndez nga flakët. 

Tani, më pak se 48 orë nga shkëndija fillestare, eshte në rrugën për të qenë zjarri më shkatërrues ndonjëherë  , ndryshe nga çdo gjë që kemi parë gjatë jetës sonë, tha shefi i zjarrfikësve të LA, Kristin Crowley.

Ai beson se zjarri filloi aksidentalisht në një kopsht të pasmë rreth orës 10 të mëngjesit të së martës përpara se të "përhahej me një shpejtësi përtej çdo gjëje që kemi parë".

Rreziku i një "stuhie" kaq të zjarrtë u ngrit nga podkasteri dhe komediani Joe Rogan verën e kaluar, i cili tregoi një bisedë rrëqethëse që kishte pasur me një zjarrfikës të LA.

Duke folur me të ftuarin dhe shokun e tij komedian Sam Morril në episodin e korrikut 2024, Rogan tregoi: "Ai tha: "Një ditë, do të jetë era e duhur dhe zjarri do të fillojë dhe do të digjen rruget në LA, dhe nuk mund të bëjmë asgjë për këtë''.

"Nëse era leviz në mënyrë të gabuar, Los Angeles thjesht do të digjet" tha ai. 

Parashikimi i zjarrfikësit, siç u tha nga Rogan, duket se është vërtetuar me kushtet mjedisore dhe erërat e pafavorshme që e fusin zjarrin në një gjendje të pakontrollueshme. 

Ekspertët thonë se shirat e dendur nga El Niño vitin e kaluar nxitën rritjen e bimësisë në zonën e Los Anxhelosit, e cila që atëherë ishte tharë dhe ishte bërë shumë e ndezshme.

Pas renies se zjarrit, zona u perfshi nga erërat, të njohura zyrtarisht si erërat e Santa Ana - erëra të ngrohta dhe të forta verilindore që fryjnë nga brendësia e rajonit drejt bregut, ndryshe nga erërat e zakonshme që vijnë nga Paqësori dhe jane më të ftohta./lajmifundit.al

 

ME TE LEXUARAT