Shifra të larta infektimesh me Covid në Greqi, dhjetra persona kanë humbur jetën

Bota

Shifra të larta infektimesh me Covid në Greqi, dhjetra persona

Shifra të larta të infektuarish me Covid 19 janë shënuar gjatë orëve të fundit në Greqi.Gjatë 24 orëve të fundit autoritete shëndetësore vendase bëjnë me dije se numri i rasteve të reja ditore ka shkuar në 3 789 ndërsa kanë humbur jetën 87 persona.

Ndërkohë një ditë më parë numri i të infektuarve ditorë me Covid në Greqi ka qenë 1 607 raste të reja. Ndërkohë mosha mesatare e viktimave nga Covid në Greqi është mbi 70 vjeç.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 316,879 mes të cilëve 275,553 kanë fituar betejën me Covid dhe 9,540 qytetarë kanë humbur jetën.

ME TE LEXUARAT