SHBA/ Të shtëna me armë në një restorant në Idaho, 3 të vdekur dhe 2 të plagosur (VIDEO)

Bota

SHBA/ Të shtëna me armë në një restorant në Idaho,

Të paktën tre persona humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur pas një sulmi me armë zjarri të ndodhur të shtunën në një restorant në shtetin e Idaho-s, SHBA

Autoritetet konfirmuan se autori i dyshuar është gjithashtu i vdekur dhe se nuk ekziston më rrezik për komunitetin.

Sipas zëdhënësit të bashkisë, Josh Palmer, bilanci paraprak flet për tre viktima dhe të paktën dy të plagosur, ndërsa autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që numri i të lënduarve të rritet. Deri tani nuk janë bërë publike identitetet apo gjendja e të plagosurve.

Shefi i Policisë deklaroi se autori i dyshuar u gjet i vdekur pranë vendit të ngjarjes.

Restoranti ku ndodhi sulmi ishte hapur vetëm një javë më parë dhe kishte fituar shpejt popullaritet mes banorëve të zonës.

Hetuesit po punojnë për të zbardhur identitetin dhe motivet e autorit, si dhe për të verifikuar nëse persona të tjerë mund të kenë pasur lidhje me ngjarjen.

ME TE LEXUARAT