SHBA ngre alarmin: Rusia ka dërguar një armë anti-satelitore në hapësirë, reagon Moska

Bota

SHBA ngre alarmin: Rusia ka dërguar një armë anti-satelitore

SHBA ka deklaruar se Rusia ka dislokuar një armë antisatelitore në hapësirë. Por, ky pretendim i Shteteve të Bashkuara është hedhur poshtë sot nga Moska.

Zëdhënësi i Pentagonit, Patrick Ryder, u tha gazetarëve gjatë një konference për media më 21 maj se një armë e re hapësinore u lansua pesë ditë më herët në orbitën e njëjtë ku gjendet një satelit i Qeverisë amerikane.

Ai shtoi se vlerësimet e Pentagonit “tregojnë karakteristika të mëtejme që ngjasojnë me ngarkesa antihapësinore të dislokuara më 2019 dhe 2022”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Sigurisht, ne themi se kemi përgjegjësinë dhe jemi të gatshëm të mbrojmë domenin tonë, domenin hapësinor dhe të sigurojmë mbështetje të vazhdueshme dhe të pandërprerë për Forcën e Përbashkët dhe të Kombinuar”, tha ai.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, më 22 maj mohoi këtë deklaratë, duke e cilësuar si “informacion të rremë nga Uashingtoni”.

“Ne gjithmonë jemi kundër vendosjes së pajisjeve sulmuese në orbitën e Tokës”, tha Ryabkov gjatë një prononcimi për mediat në Moskë.

ME TE LEXUARAT