Rusia shkrumbon qytetin kyç në Ukrainë, e sulmon me bomba me fosfor

Bota

Rusia shkrumbon qytetin kyç në Ukrainë, e sulmon me bomba me

Ukraina ka akuzuar Rusinë se ka sulmuar qytetin e rrethuar të Bakhmutit me bomba me fosfor.

Në pamjet me dron të publikuara nga ushtria ukrainase, qyteti i Bakhmutit mund të shihet në flakë, ndërsa një si lëndë e bardhë e dyshuar si fosfor, bie mbi qytet.

Armët me fosfor të bardhë nuk janë të ndaluara, por përdorimi i tyre në zonat civile konsiderohet një krim lufte. Ato krijojnë zjarre me përhapje të shpejtë që janë shumë të vështira për t’u shuar. Rusia është akuzuar për përdorimin e tyre edhe më parë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Moska është përpjekur të marr në zotërim Bakhmutin për muaj të tërë. Zyrtarët perëndimorë kanë vlerësuar se mijëra trupa të Moskës kanë vdekur gjatë betejës për qytetin.

Përmes një postimi në Twitter, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se sulmi me fosfor kishte në shënjestër “zonat e papushtuara të Bakhmutit”.

Është e paqartë se kur ka ndodhur saktësisht sulmi i supozuar, por pamjet e shpërndara nga Ukraina me sa duket të kapur nga një dron vëzhgimi.

Në video shihen ndërtesa të shumta të qytetit të Bakhmutit të cilat ndodhen në flakë.

Video të tjera të postuara në mediat sociale treguan zjarre që shpërthyen në tokë dhe re të bardha fosfori që ndriçojnë qiellin e natës.

 

ME TE LEXUARAT