Rusia reagon pas sanksioneve: SHBA do ta paguajë 

Bota

Rusia reagon pas sanksioneve: SHBA do ta paguajë 

Nuk ka vonuar reagimi i Moskës për masat e Shtëpisë së Bardhë ndaj diplomatëve dhe sipërmarrjeve ruse në SHBA. Ministria e Jashtme tha se ishte e paevitueshme që Rusia do të kundërpërgjigjej.

Zëdhënësja Maria Zakharova njoftoi se kishin thirrur ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Moskë, për bisedime të ashpra, siç i cilësoi. 

“Reagimi ndaj sanksioneve do të jetë i paevitueshëm. Uashingtoni duhet të kuptojë që do të paguajë një çmim për cenimin e marrëdhënieve dypalëshe, SHBA-ja është plotësisht përgjegjëse për atë që po ndodh. Dua t’ju njoftojë që Ministria e Jashtme ruse ka thirrur ambasadorin amerikan ne Moskë. Bisedimet do të jenë të parehatshme për palën amerikane”, deklaroi ajo.

ME TE LEXUARAT