Rusia pranon dështimin në qytetin që aneksoi, ushtarët largohen nga frika e rrethimit prej ukrainasve

Bota

Rusia pranon dështimin në qytetin që aneksoi, ushtarët

Ministria ruse e mbrojtjes tha se ka tërhequr trupat ruse nga qyteti strategjik Lyman në Ukrainën lindore.

“Për shkak të kërcënimit të rrethimit, trupat aleate janë tërhequr nga Krasnyi Lyman në pozicione më të mira”, thotë ministria, sipas BBC.

Krasnyi (i kuq) Lyman ishte emri i vjetër sovjetik për Lyman, në të cilin forcat ukrainase thonë se kanë hyrë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rusia i quan trupat e saj “aleate” me luftëtarët lokalë të mbështetur nga Moska.

Gjatë ditës së sotme, ushtria e Ukrainës njoftoi se kishte rrethuar disa mijëra ushtarë rusë në Liman, një qendër me rëndësi kritike për Moskën.

Trupat ukrainase rrethuan 4-5 mijë ushtarë rusë, të cilët nuk luftuan, por u larguan nga qyteti.

Lyman është në rajonin e Luhanskut, të cilin Putini e shpalli territor rus ditën e djeshme dhe kërcënoi se do të përdorte armë bërthamore për ta mbrojtur.

Megjithatë, Luhansk njihet ndërkombëtarisht si territor ukrainas, ashtu si edhe rajonet e tjera të aneksuara nga Rusia.

ME TE LEXUARAT