Rusia heq kufirin e moshës për shërbimin ushtarak

Bota

Rusia heq kufirin e moshës për shërbimin ushtarak

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj që heq kufirin e moshës për rusët dhe të huajt për t’u bashkuar me ushtrinë, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS. Duma e Shtetit të Rusisë miratoi projektligjin të mërkurën.

Më parë, shtetasit e moshës 18 deri në 40 vjeç dhe të huajt nga 18 deri në 30 vjeç mund të regjistroheshin në ushtrinë ruse. Ndryshimet u hartuan nga kreu i Komitetit të Mbrojtjes së Dumës Shtetërore, Andrei Kartapolov dhe zëvendësi i tij i parë, Andrei Krasov.

Sipas TASS, ata besojnë se heqja e një kufiri të sipërm të moshës do të tërheqë specialistë në fusha të tilla si mbështetja mjekësore, inxhinieria dhe komunikimi.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Gjithashtu në projektligj theksohet gjithashtu se përdorimi i armëve dhe pajisjeve ushtarake me precizion të lartë kërkon specialistë dhe ata e fitojnë përvojën nga mosha 40 deri në 45 vjeç. Ndryshimet në ligj vijnë në mes të viktimave të shumta ruse në Ukrainë.

ME TE LEXUARAT