Rusia hakmerret edhe ndaj Bullgarisë, dëbon dy diplomat e saj nga vendi

Bota

Rusia hakmerret edhe ndaj Bullgarisë, dëbon dy diplomat e saj nga

Rusia ka dëbuar dy diplomatë bullgarë si shenjë hakmarrjeje ndaj një veprimi të njëjtë të Sofjes, muajin e kaluar. Bullgaria kishte dëbuar diplomatët rusë, pasi prokurorët akuzuan për spiunim gjashtë persona, përfshirë oficerë të tanishëm dhe ish-ushtarakë të inteligjencës.

Autoritetet bullgare njoftuan se kishin shkatërruar një grup spiunazhi që i dërgonte sekrete ushtarake Rusisë. Rusia e kishte quajtur masën si të “pabazë” duke thënë se “rezervon të drejtën e hakmarrjes”.

Bullgaria ka lidhje të afërta kulturore, historike dhe ekonomike me Rusinë. Moska është partneri kryesor energjetik i Sofjes. Por, raportet ndërmjet tyre janë goditur nga disa skandale spiunimi në vitet e fundit.

Bullgaria është shtet anëtar i BE-së dhe NATO-s. Që nga tetori i vitit 2019, Sofja ka dëbuar pesë diplomatë dhe punonjës të Ambasadës Ruse të akuzuar për kryerjen e veprimtarisë së inteligjencës./REL

ME TE LEXUARAT