Lokalizohet helikopteri i aksidentuar i presidentit iranian, ushtria niset drejt vendit të ngjarjes

Bota

Lokalizohet helikopteri i aksidentuar i presidentit iranian, ushtria niset drejt

Lokalizohet helikopteri i rrëzuar i presidentit iranian Raisi. Kjo është mbështetur nga komandanti i IRGC, Pasdaran iranian, siç raporton Tass.

Kkomandanti i forcave të armatosura në provincën e Azerbajxhanit Lindor, njoftoi lajmin sipas agjencisë zyrtare Irna.

Zyrtari ushtarak, pak minuta më parë është marrë sinjal nga helikopteri dhe celulari i një prej anëtarëve të ekuipazhit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Po nisemi për në zonë dhe shpresoj t'u japim një lajm të mirë njerëzve,” tha ai.

Presidenti i Iranit, Raisi i zhdukur, publikohen pamjet e fundit para aksidentit

Lokalizohet helikopteri i aksidentuar i presidentit iranian, ushtria niset drejt

Televizioni shtetëror iranian ka publikuar pamjet e Ebrahim Raisi në një helikopter pak para aksidentit.

VIDEO NE FAQEN E BBC

Presidenti iranian Raisi, udhëtoi në provincën e Azerbajxhanit Lindor për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Digës Qiz Qalasi me Presidentin e Azerbajxhanit.

Siç shihet nga imazhet në këtë video, pjesë të një kantieri të gjatë ndërtimi që përfshin ndërtimin e një korridori rrugor dhe një hekurudhe.

Rrëzimi i helikopterit ku ndodhej Raisi, presidenti Iranian i zhdukur! Ministri: Do na duhet kohë ta gjejmë

Lokalizohet helikopteri i aksidentuar i presidentit iranian, ushtria niset drejt

Ende eshte e paqartë nëse helikopteri me të cilin udhëtonte presidenti i Iranit, Ebrahim Reisi është rrëzuar apo ka bërë ulje të detyruar për shkak të mjegullës së dendur në vendin ku ndodhej, rreth 600 kilometra larg Teheranit.

Mediat bëjnë me dije se Gjysmëhëna e Kuqe ka dërguar 40 ekipe të kërkim shpëtimit për të bërë të mundur gjetjen e Raisit.
Ministri i Brendshëm i Iranit, Ahmad Vahidi, tha se disa skuadra shpëtimi janë ende në kërkim të helikopterit.

“Gjërat janë nën kontroll dhe ekipet e shpëtimit po bëjnë punën e tyre. Shpresojmë që kjo të bëhet sa më shpejt,”– u shpreh Vahidi duke shtuar se “do të duhet kohë për të arritur në vendndodhjen e helikopterit për shkak të kushteve të këqija të motit”.

Aksidenti në mjegull, 16 ekipe në ndihmë të helikopterit të presidentit të Iranit

Lokalizohet helikopteri i aksidentuar i presidentit iranian, ushtria niset drejt

Helikopteri me të cilin udhëtonte presidenti Iranian Efraim Raisi bëri një ulje të detyruar për shkak të kushteve të këqija atmosferike, gjë që ua pamundësoi ekipeve të emergjencës të mbërrinin në vendngjarje.

La Repubblica shkruan se trupat ndihmëse ushtarake dhe policore kanë nisur një operacion në shkallë të gjerë me 16 ekipe shpëtimi për të kërkuar helikopterin e presidentit Raisi. Dëshmitarët flasin për mjegull të dendur në rajon.

Në helikopterin me presidentin ishin gjithashtu guvernatori i Azerbajxhanit Lindor Ayatollah Al-Hashem dhe Amir Abdullakhyan.

Sipas mediave të huaja nga incidenti nuk janë shënuar viktima apo persona të plagosur.

Aksidentohet helikopteri i presidentit të Iranit

Lokalizohet helikopteri i aksidentuar i presidentit iranian, ushtria niset drejt

Televizioni shtetëror i Iranit ka thënë se disa ekipe për shpëtim janë duke tentuar të arrijnë te një helikopter i përfshirë në aksident, në të cilin ka qenë presidenti i vendit, Ebrahim Raisi.

Disa raportime te tjera thane se helikopteri ka kryer ulje emergjente.

Televizioni nuk ka dhënë më shumë detje. Raisi ka qenë duke udhëtuar në Azerbajxhanin Lindor, provincë iraniane. Televizioni shtetëror ka thënë se incidenti ka ndodhur afër Xholfas, qytetit në kufi me shtetin e Azerbajxhanit, rreth 600 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit iranian, Teheranit.

Televizioni ka thënë se ekipet e shpëtimit kanë tentuar të arrijnë te zona e incidentit, mirëpo janë duke u penguar nga kushtet e këqija atmosferike.

Në atë zonë është raportuar për shira të rrëmbyeshëm dhe erë të fortë. Raisi ka qenë në Azerbajxhan të dielën, për të inauguruar një digë, bashkë me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev. Kjo digë është e treta që ndërtojnë dy vendet mbi lumin Aras.

Lokalizohet helikopteri i aksidentuar i presidentit iranian, ushtria niset drejt

Irani ka disa helikopterë, mirëpo sanksionet ndërkombëtare e vështirësojnë ndërrimin e pjesëve të tyre. Flota ushtarake ka pajisje që datojnë prej periudhës para Revolucionit Islamik të vitit 1979. Raisi, 63-vjeçar, është zyrtar i linjës së ashpër që paraprakisht ka udhëhequr sektorin e gjyqësorit.

Ai është i afërt me liderin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei dhe disa analistë sugjerojnë se ai mund të zëvendësojë liderin 85-vjeçar, pas vdekjes së tij, apo heqjes dorë nga pushteti.

Raisi i ka fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2021, proces që është konsideruar me daljen më të ulët të popullit në historinë e Republikës Islamike.

Raisi është i sanksionuar prej Shteteve të Bashkuara për përfshirjen e tij në ekzekutimet masive të mijëra të burgosurve politikë më 1988, në fund të luftës së përgjakshme Iran-Irak.

Nën udhëheqësinë e Raisit, Irani tani pasuron uranium në nivele të larta dhe shmang inspektimet ndërkombëtare.

Iran armatos Rusinë në luftën e saj në Ukrainë, si dhe ka nisur sulm masiv me dronë dhe raketa kundër Izraelit këtë vit, për luftën e nisur kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur terrorist prej SHBA-së dhe Bashkimit Evropian – në Rripin e Gazës.

Teherani, po ashtu, vazhdon të armatosë rrjetëzimet e veta në Lindje të Mesme, sikurse rebelët Huthi të Jemenit dhe Hezbollahun e Libanit./REL

ME TE LEXUARAT