Rreth 2 mijë të vdekur nga protestat kundër regjmit, vendet evropiane: Shtypja brutale e popullsisë është TRONDITËSE

Franca, Gjermania, Spanja, Italia, Holanda, Mbretëria e Bashkuar, Finlanda dhe Danimarka kanë njoftuar këtë pasdite se kanë thirrur ambasadorët përkatës të Iranit në vendet e tyre në ministritë e tyre të jashtme për të kundërshtuar vrasjet e protestuesve.
Ministria e jashtme gjermane tha se “Shtypja brutale e regjimit iranian ndaj popullsisë së vet është tronditëse”, ndërsa ministri i Jashtëm i Francës e quajti atë “dhunë shtetërore të lëshuar pa diskutim ndaj protestuesve paqësorë”.
Kryeministri i Spanjës, Pedro Senchez, deklaroi se “Kemi thirrur ambasadorin iranian në Spanjë për të shprehur kundërshtimin tonë ndaj dhunës kundër demonstruesve dhe për të kërkuar respektimin e të drejtave themelore të iranianëve.”
Një zyrtar iranian tha për Reuters më herët gjatë ditës së sotme se numri i të vdekurve mund të jetë rreth 2 mijë gjatë protestave antiqeveritare që kanë shpërthyer prej ditësh tashmë në vend, përfshirë personelin e sigurisë.
Zyrtarët evropianë kanë paralajmëruar se do të vendosin sanksione të reja dhe më të ashpra ndaj Iranit, ndërkohë që presidenti i SHBA, Donald Trump ka kërcënuar me ndërhyrje ushtarake.


