Rikthehen Facebook dhe Messenger, Instagram ende me probleme

Bota

Rikthehen Facebook dhe Messenger, Instagram ende me probleme

Problemet me të cilat u përballen mijëra përdorues në mbarë botën në platformat e Meta, Facebook, Instagram dhe Messenger kanë nisur të zgjidhen. Pasi kaloi një orë dhe përdoruesit e rrjeteve sociale nuk ishin në gjendje të hynin në llogaritë e tyre, ata filluan ngadalë t’i zgjidhnin këto çështje.

Rreth 500,000 përdorues të Facebook kishin raportuar probleme me hyrjen ose aksesin në sajt që nga mesi i mëngjesit të kohës Lindore të martën, sipas gjurmuesit të ndërprerjeve Downdetector. 

Rreth 50,000 raporte për ndërprerjet ishin lëshuar në lidhje me Instagram dhe 10,000 të tjera për Facebook Messenger, megjithëse numri i raportimeve kishte filluar të binte brenda një ore pasi ato filluan.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Disa përdorues zbuluan se kishin dalë nga llogaritë e tyre në Facebook. Të tjerë morën njoftime në Instagram se "diçka shkoi keq" dhe postimet apo veprimet e tyre nuk mund të ngarkoheshin.

Paraprakisht perjashtohet mundesia e nje sulmi hakerimi.

Facebook dhe Messenger duket se është kthyer në normalitet ndërsa Instagram ka ende probleme me faqen kryesore që nuk rifreskohet siç duhet për të shfaqur përmbajtjen. Threads gjithashtu nuk është rregulluar.

“Ne jemi të vetëdijshëm se njerëzit kanë probleme me aksesin në shërbimet tona. Ne po punojmë për këtë tani”, tha më herët zëdhënësi i Meta, Andy Stone në një postim në rrjetin social X.

E teksa rrjetet sociale të kompanisë META kishin probleme me aksesimin, këtë kundërshtari i Mark Zuckerberg, bilioneri Elon Musk e ka përdorur për të bërë ironi.

Ai ka bërë një postim në platformën e tij “X”, teksa me ironi shkruan: “nëse jeni duke lexuar këtë postim, është sepse serverët tonë punojnë”.

ME TE LEXUARAT