Rikthehen sulmet terroriste të ISIS: Ekzekutohen mizorisht 3 persona

Bota

Rikthehen sulmet terroriste të ISIS: Ekzekutohen mizorisht 3 persona

Një grup terrorist egjiptian i lidhur me ISIS ka ekzekutuar tre burra, përfshirë edhe një të krishterë koptik si një paralajmërim për mbështetjen e forcave të armatosura të vendit.

Nabil Habshi Selama, 62 vjeç, një anëtar i Kishës Ortodokse Koptike (kisha më e vjetër në Egjipt), të minoritetit të Egjiptit, u shfaq duke u qëlluar një pjesën e pasme të kokës në një video të publikuar ditën e shtunë.

Në pamjet, një militant me fytyrën e turbullt, një AK-47 i prerë në gjoks dhe gishtin tregues të ngritur në qiell, paralajmëron “të krishterët e Egjiptit” se ky është çmimi që ata pagujnë për mbështetjen e ushtrisë egjiptiane.

Ai më pas ngre pushkën dhe gjuan një plumb të vetëm në pjesën e pasme të kokës së Salaamës, ndërsa krah tij janë dy të tjerët, të ciët gjithashtu janë duke shtrënguar pushkët. Sipas Kishës Koptike, Nabil Habshi Selama ishte zhdukur që nga nëntori i vitit të kaluar, kur ai u rrëmbye ndërsa po ecte përgjatë rrugëve të Bir-al-Abed nga xhihadistët në një makinë.

Rikthehen sulmet terroriste të ISIS: Ekzekutohen mizorisht 3 persona

Një zëdhënës i Kishës Koptike, e cila konfirmoi identitetin e Selamës nga videoja, the se ai ishte përfshirë në rindërtimin e kishave të shkatërruara nga islamikët në rajon, dhe e mbajti besimin deri në momentin kur u vra, pohoi zëdhënsi.

Zëdhënës i Kishës Koptike pohon se do jenë në gatishmëri për përpjekjet e shtetit egjiptian në shuarjen e akteve të urrejtjes terroriste. Në pamje tregohen dy militant të tjerë që ekzekutojnë dy burra, pas i akuzuan ata për luftime me forcat e armatosuar egjiptiane.

 

 

ME TE LEXUARAT