Rekord viktimash për shkak të Covid në Australi

Bota

Rekord viktimash për shkak të Covid në Australi

Australia po përballet me valën më të rëndë të Covid-19, kryesisht për shkak të Omicron. Vendi ka regjistruar 77 viktima në 24 orë, numri më i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë, ndërsa regjistroi 73 mijë raste, nga një rekord prej 150,000 të infektuarish të enjten.

Australia ka regjistruar 1.6 milionë raste që nga fillimi i pandemisë, nga të cilat rreth 1.3 milionë gjatë dy javëve të fundit. Gjithsej 2776 persona kanë humbur jetën.

Omicron ka goditur edhe popullaritetin e kryeministrit australian Scott Morrison, sipas një sondazhi të publikuar sot, sipas të cilit laburistët janë të parët që votojnë disa muaj para zgjedhjeve federale.

ME TE LEXUARAT