Rebelët zbulojnë rrjetin e fshehtë të tuneleve nëntokësore përmes të cilit mund të jetë arratisur Bashar al-Assad

Bota

Rebelët zbulojnë rrjetin e fshehtë të tuneleve

Kryengritësit në Siri kanë zbuluar një rrjet të fshehtë tunelesh nëntokësore, përmes të cilit mund të jetë arratisur Bashar al-Assad dhe familja e tij, raporton ‘Daily Mai’.

Një video e publikuar online tregon mjediset e brendshme të vilës së general-majorit Maher al-Assad, vëllai i diktatorit sirian, ndërsa në një moment personi që është duke filmuar zbulon disa shkallë, të cilat e çojnë në një kat nëntokësor. Videoja më pas tregon një rrjet tunelesh të zbrazëta, me tavane të larta.

Në përshkrimin e videos mund të lexohet: “Një kompleks masiv tunelesh poshtë vilës së Maher Assad, aq të gjera sa mund të kalojë edhe një kamion.”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.


Sipas një tjetër videoje të publikuar nga ‘Daily Mail’, pretendohet se tunelet kanë qenë gati për t’u përdorur në çdo moment dhe se janë të pajisur me system ventilimi, sallone, dhoma gjuma, kasaforta dhe dyer metalike.

ME TE LEXUARAT